Kapitulli: 431. Përkujtimi i Allahut gjatë eklipsit
567.
Ebu Musa r.a. tregon: "Dielli u zu dhe Pejgamberi a.s. u ngrit i frikësuar se mos erdhi Ora (e Fundit, Dita e Kiametit). Ai shkoi në xhami dhe fali namaz me qëndrimin në këmbë, me ruku dhe sexhde aq gjatë saqë asnjëherë nuk e kam parë ashtu. Pastaj tha: "Këto shenja të cilat i dërgon Allahu nuk janë nga vdekja e dikujt dhe as nga lindja e dikujt (tjetër), por Allahu i frikëson me to robërit e Vet (adhuruesit e Tij të vërtetë), kështu që, kur të shihni një gjë të tillë, vazhdoni të përkujtoni Allahun, t'i luteni Atij dhe të kërkoni faljen e Tij." (1059)
|