Kapitulli: 440. Namazi në Mina (gjatë haxhit)
577.
Ibn Umeri r.a. tregon: "Jam falur në Mina me Pejgamberin a.s., me Ebu Bekrin r.a. dhe me Umerin r.a. me nga dy rekatë namazin. Edhe me Uthmanin r.a. në fillim të kalifatit po kështu, (me dy rekate), ndërsa më vonë ai filloi t'i falë namazet të plotë. (1082)
578.
Haritha Ibn Vehb r.a. tregon: "Na priu në namaz Pejgamberi a.s. në Mina (gjatë ditëve të haxhit) dhe na fali dy rekatë." (1083)
579.
Abdullah Ibn Zejd tregon: "Na priu Uthmani r.a. në namaz në Mina dhe na fali katër rekatë. Kur ia thamë këtë Ibn Mesudit r.a., ai u pre dhe i dëshpëruar tha: 7 Me të vërtetë që të Allahut jemi dhe padyshim tek Ai do të kthehemi!" (Dhe shtoi): "Kam falur në Mina me të Dërguarin e Allahut a.s. dy rekatë; kam falur në Mina me Ebu Bekrin r.a. dy rekatë; kam falur me Umerin r.a. dy rekatë (kur qenë kalif). Qofsha aq me fat që të më pranojë Allahu dy rekatë nga katër!" (1084)
|