Kapitulli: 442. Namazi i akshamit falet tre rekatë edhe në udhëtim
581.
Ibn Umeri r.a. tregon: "E kam parë Pejgamberin a.s. ta vonojë namazin e akshamit derisa e falte atë (bashkë me namazin e darkës). E falte namazin e akshamit tre rekatë dhe jepte selam (shpejt), sa herë që nxitonte gjatë udhëtimit dhe, pasi priste pak, thirrej ikametz për namazin e jacisë (darkës) të cilin e falte dy rekatë dhe jepte selam. Ai asnjëherë nuk falte namaz tjetër deri në mes të natës (kur falte tehexhxhud - namazin e natës)" (1091,1092)
582.
Xhabiri r.a. tregon se Pejgamberi a.s. i falte namazet nafile (jo të detyrueshme) hipur në kafshë, duke mos qenë i drejtuar nga Kibln (1094)
|