Kapitulli: 460. Falja e namazit dhe lutja e Allahut në orët e fundit të natës
606.
Ebu Hurejra r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: "Zoti ynë, Allahu, më i Lartësuari me Madhështi, më i Larti zbret çdo natë në qiellin më të afërt të dynjasë kur ka mbetur një e treta e fundit e natës dhe thotë: A ka ndonjë që më lutet Mua, që Unë t'i përgjigjem atij? A ka ndonjë që më kërkon Mua diçka, që Unë t'ia siguroj atë atij? A ka ndonjë që kërkon faljen Time, që Unë ta fal atë?" (1145)
|