Kapitulli: 461. Fjetja në pjesën e parë të natës dhe zgjimi në pjesën e fundit të saj
607.
Esvedi tregon: "E pyeta Aishen r.a. për namazin e Pejgamberit a.s. që falte natën. Ajo më tha: "Ai (a.s.) flinte pjesën e parë të natës, ndërsa ngrihej për t'u falur në pjesën e fundit të saj, pastaj kthehej përsëri në shtratin e tij. Kur myezini thirrte ezanin (e agimit), ai ngrihej. Në qoftë se kishte nevojë për gusul, atëherë lahej, në të kundërt, vetëm merrte avdes dhe dilte (për të falur namazin)." (1146)
|