Kapitulli: 463. Është i papëlqyeshëm shtrëngimi në çështjet e adhurimit
609.
Enesi r.a. tregon: "Pejgamberi a.s. hyri në xhami dhe pa një litar të lidhur mes dy shtyllave. Ai tha: "Ç'është ky litar?" I thanë: "Ky litar është i Zejnebit. Kur ajo ndjehet e lodhur mbahet pas tij (për të qëndruar në faljen e namazit)." Nga kjo gjë ai a.s. tha: "Jo! Hiqeni atë që andej! Duhet të falni namaz sa të ndjeheni të mundshëm. Në qoftë se ndjeheni të lodhur, uluni." (1150)
|