Kapitulli: 465. Vlera e atij që ngrihet natën dhe falet (duke kënduar) me zë
611.
Ubada r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: "Kushdo që zgjohet natën dhe thotë: 'Lan ilahc il-lAllahu valuichu la shcrike lch, lehul-mulku ve lchul-hamdu vc huvc ala kul-li shcj-in kadiir, el-hamdu lil- lah, ve suhhan-Allah, ve laa ilahc il-lAllah, vAllahu ckhcr, ve la haulc ve la kuv-vct il-la hil-Iah", pastaj thotë: "Allahumme-gfir lii", ose i lutet Allahut, atëherë atij do t'i pranohet duaja dhe, në qoftë se merr avdes dhe falet, atij do t'i pranohet namazi. [Nuk ka të adhuruar tjetër të merituar përveç Allahut Një e të Vetëm i Cili nuk ka as shokë e as të barabartë me Të. I Tij është Sundimi dhe të Tijat janë gjithë lavdërimet dhe falënderimet. Ai është i Zoti për të bërë gjithçka. Gjithë lavdërimet dhe falënderimet janë vetëm për Allahun; Lavdi i qoftë Allahut; nuk ka të adhuruar tjetër të merituar përveç Allahut; Allahu është më i Madhi; Nuk ka forcë e fuqi veçse vetëm me Allahun]. (1154)
612.
Në një nga tregimet e tij, Ebu Hurejra r.a. thotë se, një herë, i Dërguari i Allahut a.s. tha: "Vëllai yt (e kishte fjalën për Abdullah Ibn Revahan), nuk flet fjalë të pahijshme kur thotë (vargjet poetike): Mes nesh është i Dërguari i Allahut, na këndon Librin e Tij, Kur çelet dita e hapur në agim me ndriçimin e vet, Ai na tregoi ne udhëzimin me të, pasi qemë të verbër, Zemrat tona të bindura thellë se, çfarë tha, është e vërteta, Kalon natën dhe trupi nuk i prek shtratin, Kur paganët në gjumin e tyre të thellë mbyten!" (1155)
613.
Ibn Umeri r.a. tregon: "Në kohën e Pejgamberit a.s. pashë në ëndërr sikur kisha në dorë një copë mëndafshi e cila fluturoi bashkë me mua në çdo pjesë të kopshteve të Xhenetit që desha unë. Pashë gjithashtu sikur dy vetë (melekë) më çuan te një zjarr." (Vazhdon tregimi sipas hadithit nr. 591/1121, 1122) (1156,1157)
|