Kapitulli: 472. Vlera e namazit në xhaminë e Mekës (Xhamia e Shenjtë në Qabe) dhe të Medines (xhamia e Pejgamberit a.s.)
620.
Ebu Hurejra r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: "Nuk ndërmerret udhëtim (për qëllim adhurimi në asnjë vend tjetër), përveçse për tek tri xhami: Xhamia e Shenjtë (e Qabesë në Mekë), Xhamia e të Dërguarit të Allahut a.s. (në Medine) dhe Xhamia Aksa (në Jerusalem).,/ (1189)
621.
Ebu Hurejra r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: "Një namaz në xhaminë time vlen më shumë se një mijë namaze në çdo xhami tjetër, përveçse në Xhaminë e Shenjtë (në Mekë)" (1190)
|