Kapitulli: 475. Çfarë fjalësh ndalohen gjatë namazif
624.
Ibn Mesudi r.a. tregon: "Në fillim ne e përshëndesnim Pejgamberin a.s., kur ishte duke u falur dhe ai na e kthente përshëndetjen. Por, kur u kthyem (nga mërgimi) nga Nexhashiu (mbreti i Abisinisë), ne e përshëndesnim atë (kur ishte duke u falur), por ai (a.s.) nuk na e kthente më përshëndetjen dhe pas faljes thoshte: "Në namaz njeriu është i zënë (me një çështje shumë më serioze)." (1199)
625.
Zejd Ibn Arkam r.a. tregon: "Në kohën e Pejgamberit a.s. flisnim gjatë faljes së namazit (duke iu përgjigjur nevojës së pyetësit) derisa zbriti ajeti: "Ndiqni rreptësisht faljen (pesë kohët e detyruara) e sidomos faljen e mesit (faljen më të mirë që është falja e Pasdites). Dhe qëndroni para Allahut me bindje e përkushtim (dhe mos flisni me të tjerët gjatë faljes)." (Kuran, v. 2: 230) Pas kësaj u urdhëruam të heshtim në namaz." (1200)
|