Kapitulli: 477. Në qoftë se dikujt i ikën kafsha duke u falur
627.
Ebu Berza Eslemiu r.a. tregon: "Gjatë një lufte të shenjtë, ndërsa frenat e kafshës (kalit ose devesë) i mbaja në dorë, duke u falur, ajo po përpiqej të ikte, ndërsa unë i shkoja pas. (Dikush nga sekti rebel i Khavarixhëve më pyeti për këtë. Kur mbarova namazin) i thashë: "Me të vërtetë që kam marrë pjesë me të Dërguarin e Allahut në gjashtë, shtatë a tetë luftëra të shenjta dhe kam parë butësinë dhe lehtësimin e gjërave prej tij. Dhe, pa dyshim, më mirë ta mbaja kafshën, sesa ta lija që të kthehej në vathën e saj, pasi kështu do të më sillte shumë shqetësime." (1211)
628.
Aishja r.a. tregon hadithin e eklipsit (nr. 562/1044) dhe shton këtu nga fjala e Pejgamberit a.s. kur tregoi se pa Zjarrin: "Vërtet që e pashë Zjarrin, anët e ndryshme të të cilit po përpinin njëra tjetrën, pashë edhe Amr Ibn Luhej-in, i cili qe i pari që shpiku zakonin e sevaib (deve femra të lëna të lira në emër të idhujve dhe perëndive të rreme pagane)." (1212)
|