Kapitulli: 483. Urdhri për të ndjekur funeralin e xhenazes
635.
Berau r.a. tregon: "Pejgamberi a.s. na ka urdhëruar të bëjmë shtatë gjëra dhe na ka ndaluar shtatë të tjera. Na ka urdhëruar: 1. Të ndjekim funeralin e xhenazes; 2. Të vizitojmë të sëmurin; 3. Të pranojmë dhe t'i përgjigjemi ftesës; 4. Të ndihmojmë të shtypurin që i shkelen të drejtat; 5. Të përmbushim betimin; 6. Të kthejmë përshëndetjen; 7. T'i përgjigjemi atij që teshtin (në qoftëse ky thotë: 'El-hamdu lil-lah - Të gjitha lavdërimet dhe falënderimet janë për Allahun, atëherë atij i thuhet,' jerhamuk-Allah - Allahu të mëshiroftë7); dhe na ka ndaluar të përdorim enët e argjendit, të vëmë unazë floriri, të veshim rroba mëndafshi, dibaxh, kassij dhe istebrak (rroba nga lloje të ndryshme mëndafshi). (1239)
|