Kapitulli: 484. Hyrja tek i vdekuri pasi është futur në qefina
636.
Kharixha Ibn Zejd tregon se Umm Alau r.a., një grua medinase, e cila i kishte dhënë besën Pejgamberit a.s., i ka thënë: "Muhaxhirët (muslimanët e parë të shpërngulur nga Meka në Medine) u shpërndanë ndër ne me short dhe ne na ra Uthman Ibn Madh'un. Kështu, ne e morëm atë me ne në shtëpinë tonë. Më vonë ai vuajti nga një sëmundje prej së cilës edhe vdiq. Pasi vdiq dhe pasi e lamë dhe e veshëm me qefinat e vet, erdhi i Dërguari i Allahut a.s., ndërsa unë thashë, 'Mëshira e Allahut qoftë mbi ty o Ebu Saib! Dëshmia ime për ty është se vërtet ty të ka nderuar Allahu!7 Pejgamberi a.s. tha: "Ku e di ti se Allahu e ka nderuar atë?" I thashë: "O i Dërguari i Allahut! U bëftë kurban babai im për ty! E kë tjetër të nderojë Allahu?" Pejgamberi a.s. tha: "Nuk ka dyshim se atij tashmë i erdhi vdekja. Për Allah! Edhe unë i dëshmoj atij mirësinë. Për Allah! Nuk e di se ç'do të bëhet me mua edhe pse unë jam i Dërguari i Allahut." Ajo tha: "Për Allah! Kurrë pra nuk do të bëj be për përkushtim e pastërti (nga gjynahet etj.) për ndokënd!" (1243)
637.
Xhabiri r.a. tregon: "Kur ra martir babai im, unë ia ngrija mbulesën nga fytyra dhe qaja, por njerëzit më ndalonin të bëja ashtu, ndërsa Pejgamberi a.s. nuk më ndalonte. Halla ime, Fatimja, filloi të qante, ndërsa Pejgamberi a.s. tha: "Është njësoj, nëse qan apo jo, melekët vazhdimisht po i bënin hije me krahët e tyre, derisa ju e hoqët nga fusha e betejës." (1244)
|