Kapitulli: 487. Është e pëlqyeshme që i vdekuri të lahet (disa herë, por) në numër tek
641.
Ummu Atijja r.a. tregon: "Erdhi tek ne i Dërguari i Allahut a.s., kur atij i vdiq e bija (Zejneb), dhe na tha: "Lajeni atë tri herë, ose pesë herë, ose më shumë, po ta shihni të nevojshme, me ujë dhe me Sicir (lotus jujibe, lloj akacie shkretëtire) dhe në fund e spërkatni me kaafiiur (erë e mirë), ose me diçka prej tij, pastaj, kur të mbaroni, më njoftoni mua." Kështu pra, kur ne mbaruam, i thirrëm atij (a.s.) dhe ai na dha copën e tij duke na thënë që ta mbështjellim kufomën me të." (1254)
|