Kapitulli: 49. Në çfarë moshe mund të dëgjohet i vogli (apo kur mund të pranohet citimi i hadithit nga një i ri)
68.
Po Ibn Abbasi r.a. tregon: "Njëherë, unë po lëvizja hipur mbi një gomar, kur isha në moshën e pubertitetit. I Dërguari 1 Allahut a.s. po falej në Mina dhe para tij nuk kishte mur, ndërsa unë kalova përpara disa rreshtave që po faleshin. Pastaj e lëshova gomarin të kulloste, kurse vetë u futa në rresht (për t'u falur) dhe askush nuk më tërhoqi vërejtjen për këtë." (76)
69.
Mahmud Ibn Rebi'ë r.a. tregon: "Mbaj mend se kur isha fëmijë pesë vjeç, Pejgamberi a.s. mbushi gojën me ujë nga një calik dhe ma hodhi mua në fytyrë." (77)
|