Kapitulli: 492. Në qoftë se nuk mjafton qefini dhe nuk gjendet tjetër atëherë mbulohet koka në vend të këmbëve
647.
Habbab r.a. tregon: "Ne u shpërngulëm me Pejgamberin a.s. për Fytyrë të Allahut dhe për Çështjen e Allahut dhe në këtë mënyrë pra shpërblimi ynë padyshim që i takon Allahut. Disa prej nesh vdiqën dhe nuk morën kurrgjë nga shpërblimi në këtë botë, midis tyre qe edhe Mus'ab Ibn Umejr, ndërsa të tjerët qenë të tillë që morën shpërblime. Mus'abi ra dëshmor ditën e Uhudit dhe nuk gjetëm asgjë tjetër për qefin për të, përveç xhybes së tij: kur i mbulonim kokën i zbuloheshin këmbët dhe kur i mbulonim këmbët, i zbulohej koka, kështu që Pejgamberi a.s. urdhëroi që t'i mbulonim vetëm kokën, ndërsa këmbët t'ia mbulonim me bar idhhiir (bar i butë me erë të mirë). (1276)
|