Kapitulli: 500. Keqardhja e Pejgamberit a.s. për Saad Ibn Haulen
658.
Saad Ibn Ebi Vekkasi r.a. tregon: "Vitin e Haxhit të Lamtumirës të Pejgamberit a.s. u sëmura rëndë dhe ai (a.s.) më vizitonte duke u interesuar për shëndetin tim. I thashë: "Unë, siç e sheh, kam rënë në një gjendje të tillë prej sëmundjes, ndërsa jam i pasur, por nuk kam trashëgues tjetër veçse një vajzë. A të jap sadaka (lëmoshë e bamirësi) dy të tretat e kësaj pasurie?" Ai (a.s.) më tha: "Jo." E pyeta: "Gjysmën?" Më tha: "Jo",- pastaj shtoi: "Një të tretën dhe një e treta është shumë. Është më mirë t'i lësh pasardhësit e tu të pasur, sesa t'i bësh të varfër (e të jetojnë) duke u lypur njerëzve. Dhe për çdo gjë që do të shpenzosh duke kërkuar me të vetëm Fytyrën e Allahut, do të marrësh shpërblimin deri edhe kafshatën që i vë në gojë edhe gruas tënde." I thashë: "O i Dërguari i Allahut! A do të mbetem vetëm pasi të më kenë lënë shokët e mi?" Ai (a.s.) tha: "Në qoftë se do të mbetesh pas, çfarëdo vepre të mirë që të bësh, veçse do të ngrejë vlerën tënde dhe do të të lartësojë. Pastaj, mbase do të kesh jetë të gjatë, kështu që do të përfitojnë prej teje njerëzit, ndërsa të tjerë do të vuajnë prej teje. O Allali! Plotësoje shpërnguljen e shokëve të mi (kalimin e tyre nga padija dhe mohimi në ndriçimin e besimit Islam) dhe mos i kthe ata pas (në feniohues)!" Por të Dërguarit të Allahut i erdhi keq për Saad Ibn Haulen. Ai vdiq në Mekë (para shpërnguljes në Medine, ndërsa Saad Ibn Ebi Vekkasi jetoi gjatë pas Pejgamberit a.s.)." (1295)
|