Kapitulli: 502. Ai që ulet dhe rri i zymtë kur i bie tatkeqësi
660.
Aishja r.a. tregon: "Kur Pejgamberit a.s. i erdhi lajmi për vrasjen e Ibn Harithas, Xhaferit dhe Ibn Ravahas, ai (a.s.) u ul dhe rrinte i dëshpëruar, ndërsa unë e vështroja nga e çara e derës. Erdhi një burrë dhe i tha se gratë e Xhaferit po qanin (ulërinin). Pejgamberi a.s. e urdhëroi atë që t'i ndalonte. Burri shkoi dhe u kthye duke thënë se ai u kishte thënë atyre të pushonin, por ato nuk e dëgjonin. Pejgamberi a.s. tha: "Ndaloji ato!" Kështu, ai shkoi përsëri dhe prapë u kthye për herë të tretë dhe tha: "O i Dërguari i Allahut! Për Allah! Ata nuk na dëgjojnë më fare (nuk kemi fuqi mbi to për t'i ndaluar)." (Aishja r.a.) shtoi: "I Dërguari i Allahut a.s. e urdhëroi që të shkonte dhe t'ua mbushte gojën atyre me dhe." (1299)
|