Kapitulli: 503. Ai që nuk shfaq pikëllim në raste fatkeqësish
661.
Enesi r.a. tregon: "Një nga djemtë e Ebu Talha (u sëmur dhe) vdiq, ndërsa ai nuk ishte aty. Kur e pa që djali vdiq, gruaja (e Ebu Talha) e përgatiti atë (e lau dhe e mbështolli me qefina) dhe e vendosi diku në shtëpi. Kur erdhi Ebu Talha pyeti të shoqen: "Si është djali?" Ajo i tha: "Djali është i qetësuar dhe shpresoj të jetë në paqe." Kështu, ai kaloi natën dhe në mëngjes bëri banjë dhe, ndërsa po dilte jashtë, ajo i tregoi se djali kishte vdekur. Ai fali agimin me Pejgamberin a.s. dhe i tregoi atij se ç'u kishte ndodhur atyre të dyve (burrë e grua). I Dërguari i Allahut a.s. tha: " Allahu ju bekoftë të dyve për natën tuaj (Allahu ju bekoftë me pasardhës të mirë)!" Një burrë nga Ensarët tha: "Ata të dy patën nëntë djem dhe që të gjithë këndonin Kuran përmendësh." (1301)
|