Kapitulli: 508. Kur duhet të ulesh pasi je ngritur për xhenazen
666.
Said Makburi tregon se babai i tij i ka thënë: "Kur po shoqëronim një xhenaze, Ebu Hurejra r.a. e kapi për dore Mervanin dhe u ulën përpara se ta vendosnin xhenazen në tokë. Pastaj erdhi Ebu Said r.a., e kapi Mervanin për dore dhe i tha: "Ngrihu në këmbë! Për Allah! Padyshim që ky (Ebu Hurejra r.a.) e di mirë se Pejgamberi a.s. na ka ndaluar të veprojmë kështu." Ebu Hurejra r.a. tha: "Ai (Ebu Said) ka thënë të vërtetën." (1309)
|