Kapitulli: 51. Çfarë fhuhet në lidhje me (pakësimin dhe) zhdukjen e dijes (fetare) dhe shfaqja e përhapja e padijes (fetare)
71.
Enesi r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: "Nga treguesit e Orës (Shenjat e afrimit të Ditës së Kiametit) padyshim janë: largimi dhe shuarja e diturisë fetare (nga vdekja e dijetarëve së fesë); përhapja dhe mbisundimi i padijes fetare; përhapja e pijeve alkoolike (pirja e tyre si gjë tepër e zakonshme) dhe përhapja në masë e zinasë (imoralitetit)." (80)
72.
Po Enesi r.a. tregon: "Dua t'ju tregoj një hadith, të cilin askush nuk do t'ua tregojë pas meje. E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut a.s. të thotë: "Nga shenjat e Orës (të Kiametit) janë (edhe këto): dija (fetare) do të pakësohet (nga vdekja e dijetarëve fetarë); do të përhapet padituria (fetare); do të përhapet në masë zinaja (imoraliteti); do të shtohet shumë numri i grave dhe burrat do të pakësohen aq shumë, saqë një burri do t'i duhet të kujdeset për pesëdhjetë gra." (81)
|