Kapitulli: 510. Xhenazen e mbajnë burrat dhe jo gratë
668.
Ebu Said Hudriu r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: "Kur xhenazja është gati dhe burrat e mbajnë atë në krah, nëse i ndjeri ka qenë i drejtë, do të thotë: 'Më çoni shpejt', ndërsa, po të mos ketë qenë i drejtë, do të thotë: 'Mallkuar qofsha! (Mjerë për mua!) Ku po më çojnë?' Zëri i tij dëgjohet nga çdo gjë tjetër, përveç njeriut. E sikur ta dëgjonte atë, ai do të binte pa ndjenja." (1314)
|