Kapitulli: 518. Namazi i xhenazes së dëshmorit (për çështjen e fesë)
676.
Xhabiri r.a. tregon: "Pejgamberi a.s. i futi martirët e Uhudit nga dy veta në një copë qefini, pastaj pyeti: "Cili prej tyre dinte më shumë Kuran?" Kur ia tregonin ndonjërin, atëherë atë do ta fuste më përpara në varr dhe do të thoshte: "Unë do të jem dëshmues për ta Ditën i Kiametit." Ai urdhëroi që ata të varroseshin (siç ishin me gjak në trup) dhe as nuk u lanë dhe as nuk iu fal namazi i xhenazes. (1343)
|