1. Fillimi i frymëzimit hyjnor (7) 2. Besimi (46) 3. Dituria (56) 4. Avdesi (75) 5. Gusli (18) 6. Menstruacionet (20) 7. Tejemumi (5) 8. Falja e namazit (84) 9. Sutra e atij që fal namaz (13) 10. Koha e faljes së namazeve (45) 11. Ezani (55) 12. Përshkrimi i namazit (67) 13. Xhumaja (32) 14. Namazi i frikës (3) 15. Dy bajramet (12) 16. Vitri (8) 17. Namazi për shi (14) 18. Eklipset (8) 19. Sexhdet në Kuran (6) 20. Shkurtimi i namazit (15) 21. Namazi tehexhxhud (30) 22. Namazet në xhamitë e Mekës dhe të Medines (4) 23. Veprimet e ndaluara gjatë namazit (7) 24. Sehvi sexhdeja (2) 25. Xhenazet (69) 26. Zekati (64) 27. Sadakaja e fitrit (3) 28. Haxhi (vizita në Mekë) (94) 29. Umreja (16) 30. Mahsari dhe ndëshkimi për gjahun (5) 31. Ndëshkimet e gjahut (për muhrimin) (18) 32. Vlerat dhe virtytet e Medines (17) 33. Agjërimi (53) 34. Falja e teravisë (6) 35. Itikafi (6) 36. Shitblerja dhe tregtia (65) 37. Selemi (3) 38. E drejta e parablerjes (2) 39. Dhënia me qira (6) 40. Havala (kalimi i borxhit) (4) 41. Përfaqësimi (ose autorizimi) (7) 42. Kultivimi i bujqësisë (17) 43. Ujitja (14) 44. Borxhet, bllokimi i pasurisë dhe i falimentimi (5) 45. Grindjet (4) 46. Sendet e gjetura (2) 47. Padrejtësia (18) 48. Pjesëmarrja në ortakëri (6) 49. Lënia peng në qytete (3) 50. Lirimi i skllevërve (11) 51. Dhuratat (24) 52. Dëshmitë (14) 53. Kushtëzimet (5) 54. Amanetet dhe porositë (10) 55. Xhihadi (144) 56. Fillimi i krijimit (51) 57. Ndodhitë e pejgamberëve (121) 58. Virtytet dhe meritat e sahabëve (79) 59. Betejat (113) 60. Tefsiri (94) 61. Vlerat dhe virtytet e kuranit (22) 62. Lidhjet martesore (45) 63. Shkurorëzimi (13) 64. Furnizimi dhe shpenzimi (2) 65. Ushqimet (23) 66. Akika (4) 67. Therrja dhe gjahu (13) 68. Kurbani (2) 69. Pijet (19) 70. Të sëmurit (13) 71. Mjekësia (22) 72. Veshjet (23) 73. Sjelljet e bukura (50) 74. Marrja e lejës (12) 75. Duatë (22) 76. Qetësimi i zemrës (46) 77. Kaderi (paracaktimi hyjnor) (5) 78. Beja dhe betimet (9) 79. Shlyerja e betimeve të paplotësuara (2) 80. Ligjet e trashëgimisë (6) 81. Ndëshkimet (7) 82. Dënimet (4) 83. Gjoba e gjakësit (5) 84. Pendimi (1) 85. Shpjegimi i ëndrrave (11) 86. Fitnet (12) 87. Gjykimet (11) 88. Dëshirat (2) 89. Kapja fort pas Kuranit dhe sunetit të Pejgamberit a.s. (8) 90. Teuhidi (11)
Kapitulli: 519. Në qoftë se një i mitur pranon Islamin dhe vdes, a duhet t'i falet atij xhenazja dhe a duhet t'i shpjegohet Islami fëmijës (para moshës së pjekurisë)?
›  677 Ukba Ibn Aamir r.a. tregon se Pejgamberi a.s. doli një ditë dhe fali namaz xhenazesh për martirët e Uhudit, pastaj u ngjit në minber dhe tha: "Unë do ta hap rrugën për ju si prijësi juaj dhe do të jem dëshmues për ju. Për Allah! Mu tani e shoh Haud-in tim (lumin Kcuthcr në Xhenet) dhe më janë dhënë çelësat e thesareve të tokës (ose çelësat e tokës). Për Allah! Dhe në të vërtetë unë nuk kam frikë se ju do të bëni shirk (të adhuroni të tjerë në vend të Allahut a bashkë me Të) pas meje, por kam frikë se do të luftoni njëri-tjetrin (për pasuri të kësaj bote)." (1344)
URL:
›  678 Ibn Umeri r.a. tregon: "Umeri r.a. bashkë me Pejgamberin a.s. dhe me disa njerëz të tjerë u nisën për tek Ibn Sajjad, derisa e gjetën duke luajtur me disa djem të vegjël afër kodrinave të Beni Megala. Ibn Sajjad atë kohë ishte afër moshës së pubertitetit dhe nuk na vuri re, derisa Pejgamberi a.s. i ra me dorë dhe i tha: "A dëshmon se unë jam i Dërguari i Allahut?" Ai e pa dhe pastaj tha: "Dëshmoj se ti je i Dërguari i analfabetëve." Pastaj Ibn Sajjad e pyeti Pejgamberin a.s.: "A dëshmon se unë jam i Dërguari i Allahut?" Pejgamberi a.s. e mohoi atë dhe tha: "Unë besoj në Allahun dhe në të Dërguarin e Tij." Pastaj i tha: "Ç'mendon?" Ibn Sajjad tha: "Më kanë ardhur njerëz të besuar dhe gënjeshtarë." Pejgamberi a.s. i tha: "Sa për këtë çështje je ngatërruar. Kam diçka (në mendje) për ty, (a mund ta thuash atë?)" Ibn Sejjad tha: "Është Ed-Dnh (Tymi)." Pejgamberi a.s. i tha: "Ik pra! Ti nuk mund t'i kalosh mundësitë e tua." Nga kjo Umeri r.a. tha: "Më lër t'ia këpus kokën o i Dërguari i Allahut!" Ndërsa Pejgamberi a.s. tha: "Në qoftë se ai (Ibn Sajjad) është ai (Dexh-xhali), atëherë ti nuk e mund dot atë dhe, në qoftë se nuk është ai, atëherë s'ke asnjë të mirë (nuk ia vlen) nga vrasja e tij." I Dërguari i Allahut a.s. më pas shkoi edhe një herë tjetër bashkë me Ubej bin Kabin te pemtorja e hurmave, ku rrinte Ibn Sejjadi. Pejgamberi a.s. donte që të dëgjonte ndonjë gjë prej Ibn Sajjadit përpara se ai ta shihte Pejgamberin a.s.. Kështu, Pejgamberi a.s. e pa atë të shtrirë e të mbuluar me një çarçaf nga ku dëgjoheshin murmuritjet e tij. Nëna e Ibn Sejjadit e pa të Dërguarin e Allahut a.s. të fshehur ndërmjet trungjeve të pemëve dhe i thirri atij: "O Safi! (Kështu e kishte emrin Ibn Sejjadi) Ja ku është Muhamedi (a.s.)!" Me këtë Ibn Sejjadi u ngrit. Pejgamberi a.s. tha: "Po ta kishte lënë ajo grua atë (Ibn Sejjadin) pa e trazuar, atëherë ai do ta kishte shfaqur të vërtetën e çështjes së vet." (1354,1355)
URL:
›  679 Enesi r.a. tregon: "Një djalë çifut që i shërbente Pejgamberit a.s. u sëmur, kështu që Pejgamberi a.s. shkoi ta vizitojë. Ai (a.s.) iu ul te koka dhe i tha atij që të përqafonte Islamin. Djali pa nga babai i vet që ishte ulur aty. Ai i tha të birit që t'i bindej Elml-Kasimit (nofkë e Pejgamberit a.s.) dhe djali pranoi Islamin. Pejgamberi a.s. doli jashtë duke thënë: "Të gjitha lavdërimet dhe falënderimet janë për Allahun që e shpëtoi djalin nga Zjarri!" (1356)
URL:
›  680 Ebu Hurejra r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: "Çdo fëmijë lind me natyrë të pastër, por prindërit e tij e kthejnë atë ose në besim çifut, ose kristian, ose adhurues zjarri ashtu. Si rasti i kafshës që lind të voglin e saj pa asnjë të metë; a mos e gjeni atë të damkosur?" Pastaj Ebu Hurejra r.a. këndoi ajetin nga Kurani Fisnik: "Drejtohu me përkushtim në fenë e pastër monoteiste, natyrën fillestare, me të cilën Allahu i ka krijuar njerëzit. Nuk ka ndryshim të krijimit të Allahut. Kjo është feja e drejtë, por shumica e njerëzve nuk e dinë." (Kuran, 30:30) (1359)
URL: