Kapitulli: 521. Një ligjërues mban fjalën tek varri dhe shokët e të pranishmit ulen rreth tij
682.
Aliu r.a. tregon: "Kur po shoqëronim një xhenaze në varrezat Garkad, tek ne erdhi Pejgamberi a.s. dhe u ul. Edhe ne u ulëm rreth tij. Ai kishte në dorë një shkop të vogël, uli kokën dhe filloi të gërvishtte tokën me të. Pastaj tha: "Nuk ka asnjë prej jush dhe nuk ka asnjë njeri të krijuar, që të mos i jetë përcaktuar vendi i tij në Xhenet ose në Zjarr dhe po kështu është vendosur për të nëse do të jetë i mjeruar ose i bekuar." Dikush tha: "O i Dërguari i Allahut! A të mos varemi nga ajo që është shkruar për ne dhe t'i lëmë veprat, pasi kushdo nga ne që do të jetë nga njerëzit e bekuar, do të bëjë vepra të njerëzve të bekuar dhe kushdo nga ne që do të jetë nga njerëzit e mjeruar, do të bëjë vepra të njerëzve të mjeruar?" Pejgamberi a.s. tha: "Veprat e mira u bëhen të lehta njerëzve të bekuar (që bëjnë vepra të mira), ndërsa veprat e liga u bëhen të lehta njerëzve të mjeruar (që bëjnë vepra të liga)." Pastaj ai (a.s.) këndoi vargjet: "Sa për atë i cili jep (për Hir të AIlahut),edhe plotëson detyrimin ndaj Allahut, edhe i frikësohet Atij, edhe beson dhe e vërteton El-Husna (më të mirën), atëherë Ne do t'ia bëjmë atij të sheshtë rrugën e lehtë (të mirësisë)(Kuran, 92: 5-7) (1362)
|