Kapitulli: 522. Ç'thuhet për vetëvrasjen
683.
Thabit Ibn Dahhaku r.a. tregon: "Pejgamberi a.s. ka thënë: "Ai që betohet rrejshëm në një fe tjetër përveç Islamit, atëherë ai është çfarë ai ka thënë. Dhe kushdo që vret veten me send të hekurt, do të ndëshkohet me po atë copë hekuri në Zjarrin e Xhehenemit." (1363)
684.
Xhundabi r.a. tregon: "Pejgamberi a.s. ka thënë: "Dikush kishte marrë shumë plagë dhe vrau veten, kështu që Allahu tha: 'Robi im i shkaktoi vetes së tij vdekjen me nxitim, prandaj Unë ia ndaloj atij Xhenetm." (1364)
685.
Ebu Hurejra r.a. tregon: "Pejgamberi a.s. ka thënë: "Ai që e mbyt veten për fyti (duke ia marrë vetes shpirtin për fyti me duar, varje etj.), do të vazhdojë ta mbysë veten në Zjarrin e Xhehenemit dhe ai që e vret veten me thikë, do të vazhdojë ta çjerrë veten me thikë në Zjarrin e Xhehenemit." (1365)
|