Kapitulli: 523. Lavdërimi dhe përmendja për mirë e të ndjerit nga njerëzit
686.
Enesi r.a. tregon: "Kaloi një kortezh me një xhenaze dhe njerëzit e lavdëruan të ndjerin. Pejgamberi a.s. tha: "U vendos për të." Pastaj kaloi një kortezh me një tjetër xhenaze dhe njerëzit folën keq për të vdekurin. Pejgamberi a.s. tha: "U vendos për të." Umeri r.a. e pyeti të Dërguarin e Allahut a.s.: "Çfarë u vendos?" Ai a.s. u përgjigj: "Për këtë ju folët mirë dhe e lavdëruat, kështu që për të u vendos (u pohua Xheneti), ndërsa për atë tjetrin ju folët keq, kështu që edhe për të u vendos (u pohua) Zjarri. Ju njerëz jeni dëshmitarët e Allahut në tokë." (1367)
687.
Umeri r.a. tregon: "Pejgamberi a.s. ka thënë: "Nëse katër vetë dëshmojnë për drejtësinë dhe përkushtimin e një muslimani, Allahu do t'i dhurojë atij Xhenetin." E pyetën: "Po tre?" Ai tha: "Edhe tre." Thanë: "Po dy?" Ai tha: "Edhe dy." Pastaj nuk e pyetën më për një dëshmues. (1368)
|