Kapitulli: 524. Ç'thuhet për ndëshkimin e varrit
688.
Bera Ibn Azibi tregon: "Pejgamberi a.s. ka thënë: "Kur një besimtar i vërtetë zbritet në varr dhe merret në pyetje, vijnë melekët dhe ai dëshmon: 'Laa ilalie il-lAllah ve en-ne Muhameden Resulullah' (Nuk ka të adhuruar tjetër te merituar përveç Allahut dhe se Muhamedi është i Dërguari i Tij). Dhe kjo përkon me Fjalën e Allahut të Madhëruar: "Allahu i forcon ata që kanë besuar me fjalë të qëndrueshme në këtë botë dhe në botën tjetër" (Kuran, 14: 27)" (1369)
689.
Ibn Umeri r.a. tregon se Pejgamberi a.s. pa të vdekurit e pusit Kalib (në të cilin qenë hedhur trupat e paganëve të vrarë në luftën e Bedrit) dhe tha: "A e gjetët të vërtetë çfarë u pati premtuar Zoti juaj?" Dikush i tha: "A po u drejtohesh të vdekurve?" Ai (a.s.) tha: "Ju nuk dëgjoni më mirë se ata, por ata nuk përgjigjen dot." (1370)
690.
Aishja r.a. tregon se Pejgamberi a.s. tha: "Ata (paganët kurejshë të vrarë në luftën e Bedrit) pa dyshim që tani do të mësojnë mirë se gjithçka që u thosha unë, është e vërtetë." Allahu i Lartësuar thotë: "Sigurisht që ti (Muhamed), nuk mund t'i bësh të vdekurit të dëgjojnë, as nuk mund t'i bësh të shurdhërit të dëgjojnë thirrjen tënde, kur të kthejnë shpinën!" Kuran, 27:80) (1371)
691.
Esma bint Ebu Bekër r.a. tregon: "Një herë i Dërguari i Allahut a.s. u ngrit dhe mbajti një këshillë, ku përmendi sprovat dhe ndëshkimet të cilat njerëzit do t'i përballojnë në varret e tyre. Kur e përmendi këtë, muslimanët filluan qajnë me zë të lartë (duke pasur frikë Allahun nga ndëshkimi i varrit.)" (1373)
|