Kapitulli: 526. Të vdekurit i tregohet vendi i tij (në Xhenet ose në Zjarr) në mëngjes dhe në mbrëmje
694.
Ibn Umeri r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: "Kur vdes ndokush prej jush, atij i tregohet vendi i tij në mëngjes dhe në mbrëmje. Në qoftë se është nga banorët e Xhenetit, atij i tregohet vendi i tij atje, me banorët e Xhenetit dhe, në qoftë se është nga banorët e Zjarrit, atij i tregohet vendi i tij atje me banorët e Zjarrit. Pastaj i thuhet atij: 'Ky është vendi yt (të cilin do ta shohësh), derisa Allahu të të ringjallë Ditën e Kiametit,.,/ (1379)
|