Kapitulli: 528. Ç'thuhet për fëmijët e vdekur të idhujtarëve
696.
Ibn Abbasi r.a. tregon: "Një herë, të Dërguarin e Allahut a.s. e pyetën për fëmijët e idhujtarëve. Ai (a.s.) tha: "Që kur Allahu i krijoi ata, Ai e ka ditur shumë mirë për veprat që ata do të kishin bërë (po të jetonin)." (1383)
697.
Samura Ibn Xhundeb r.a. tregon: "Sa herë që Pejgamberi a.s. mbaronte namazin e sabahut, ai kthehej nga ne dhe na pyeste: "Cili nga ju ka parë ëndërr mbrëmë?" Kështu pra, në qoftë se ndokush kishte parë (ëndërr), atëherë do ta tregonte atë. Ai (a.s.) thoshte: "Mashalla-Allah/" Kështu, një ditë ai na pyeti nëse ndokush kishte parë ëndërr. Ne i thamë që jo. Ai (a.s.) tha: "Kurse unë kam parë (në ëndërr) mbrëmë se dy vetë erdhën tek unë, më morën për dore dhe më çuan në Tokën e Shenjtë, kur atje shoh një burrë të ulur dhe një tjetër në këmbë me një çengel hekuri në dorë duke ia futur atij atë në gojë derisa i arrinte te nofulla dhe pastaj ia çirrte njërën anë të faqes deri prapa (te qafa), pastaj të njëjtën gjë do të bënte me anën tjetër, ndërkohë që ana e parë u përtëri siç qe. Këtë veprim ai do ta përsëriste nga e para. Unë thashë: 'Ç'është kjo?7 Ata më thanë që të ecja më tej. Kështu vazhduam derisa arritëm te një burrë i shtrirë përtokë dhe një burrë tjetër që i rrinte mbi kokë me një gur a copë shkëmbi duke ia shtypur kokën burrit të shtrirë me atë gur. Sa herë që e godiste atë, guri rrokullise tej. Ai shkoi ta marrë gurin dhe, ndërkohë që ai po kthehej, koka iu përtëri siç qe. Burri erdhi dhe e qëlloi atë përsëri. (Kështu vazhdonte.) Thashë: 'Kush (çfarë) është ky?7 Ata më thanë që të vazhdoja. Kështu ecëm derisa arritëm te një gropë si furrë: (kjo ishte) e ngushtë ne krye dhe e gjerë në fund, ndërsa zjarri ndizej fort që nga poshtë. Sa herë që ngrihej flaka, njerëzit ngriheshin lart, aq sa gati dilnin jashtë dhe, sa herë që ulej furia e zjarrit, njerëzit binin poshtë, ndërsa në të ishin burra dhe gra të çveshur. Thashë: 'Kush (çfarë) është kjo?' Ata më thanë të ecja. Kështu vazhdova derisa arritëm një lumë gjaku, në të cilin ishte një burrë, ndërsa një burrë tjetër ishte në breg të tij me një grumbull gurësh përpara. Të dy ishin përballë njëri-tjetrit. Sa herë që burri, i cili ishte në lumë, donte të dilte, ai që ishte në breg i hidhte një gur në gojë duke e bërë atë që të kthehej prapë atje ku ishte. Dhe kësisoj, sa herë që ai përpiqej të dilte, burri në breg do t'i hidhte atij një gur në gojë dhe ai do të kthehej përsëri atje ku kishte qenë. Unë pyeta: 'Ç'është kjo?' Ata më thanë që të ecja dhe kështu vazhduam derisa arritëm një kopësht të blertë të lulëzuar me një pemë shumë të madhe. Në rëzë të saj ishte një burrë i moçëm me disa fëmijë dhe një burrë tjetër afër pemës përpara një zjarri që po e ndizte. Dy bashkëudhëtarët e mi më bënë që të ngjitem në pemë dhe më futën në një shtëpi aq sa nuk kam parë më të mirë se ajo. Në të kishte burra të moshuar dhe djelmosha të rinj, gra dhe fëmijë. Pastaj më nxorrën nga shtëpia dhe më ngjitën më lart në pemë, duke më futur në një shtëpi tjetër më të mirë dhe më me vlerë se e para. Në të kishte burra të moshuar dhe djelmosha të rinj. U thashë dy bashkëudhëtarëve të mi: 'Më bëtë që të vërdallisem gjithë këtë natë. Më tregoni për gjithë ç'kam parë/ Ata më thanë:'Po. Sa për atë që po i çirrej faqja, ai ishte gënjeshtari. Ai gjithnjë trillonte gënjeshtra dhe njerëzit do t'i përçonin ato prej tij derisa të merrnin dhenë. Ashtu pra do të ndëshkohet ai deri Ditën e Kiametit! Atë që patë t'i goditet koka, është ai të cilit Allahu i mësoi Kuranin, por ai fjeti natën duke mos e kënduar atë dhe ditën nuk veproi sipas tij. Kështu do të veprohet me të deri Ditën e Kiametit! Ata që i pe në gropën si furrë, janë ata që kanë bërë imoralitet. Atë që pe në lumë, ai është ngrënësi i Ribasë (kamatës dhe fajdes). Burri i moshuar që pe në rrëzë të pemës, ishte Ibrahimi a.s., ndërsa fëmijët rreth tij ishin bijtë e bijat e njerëzve. Ai që pe të ndizte zjarrin ishte Maliku, roja e Xhehenemit. Shtëpia e parë që hyre, qe shtëpia e gjithë besimtarëve të zakonshëm, ndërsa shtëpia e dytë qe e martirëve. Unë jam Xhibrili dhe ky është Mikaili. Tani ngrije kokën lart/ Kur e ngrita kokën lart pashë një si re të bardhë sipër meje. Më thanë:' Ai është vendi yt/ U thashë: 'Më lini të hyj në vendin tim/ Më thanë: 'Ke akoma edhe pak jetë të cilën akoma nuk e ke plotësuar dhe, kur ta përmbushësh (atë që të ka mbetur nga jeta jote), atëherë do të hysh në vendin tënd'." (1386)
|