Kapitulli: 530. Çfarë thuhet për varret e Pejgamberit a.s., të Ebu Bekrit r.a. dhe të Uthmanit r.a.
699.
Aishja r.a. tregon: "I Dërguari i Allahut a.s. gjatë sëmundjes së tij vazhdimisht pyeste: "Ku jam unë sot? Ku do të jem unë nesër?" Ai priste (me padurim) ditën që i vinte rradha tek unë. Pastaj, kur erdhi dita e rradhës sime, Allahu ia mori shpirtin mes krahëve dhe gjoksit tim dhe u varros në shtëpinë time." (1389)
700.
Amër Ibn Mejmun Evdiu tregon: "E kam parë Umer Ibn Hattabin r.a. të thoshte: "Pejgamberi a.s. vdiq duke qenë gjithnjë i kënaqur me gjashtë vetë" - dhe pastaj përmendte me emër Uthmanin, Aliun, Talhan, Zubejrin, Abdurrahman Ibn Aufin dhe Saad Ibn Ebi Vekkasin r.a." (1392)
|