1. Fillimi i frymëzimit hyjnor (7) 2. Besimi (46) 3. Dituria (56) 4. Avdesi (75) 5. Gusli (18) 6. Menstruacionet (20) 7. Tejemumi (5) 8. Falja e namazit (84) 9. Sutra e atij që fal namaz (13) 10. Koha e faljes së namazeve (45) 11. Ezani (55) 12. Përshkrimi i namazit (67) 13. Xhumaja (32) 14. Namazi i frikës (3) 15. Dy bajramet (12) 16. Vitri (8) 17. Namazi për shi (14) 18. Eklipset (8) 19. Sexhdet në Kuran (6) 20. Shkurtimi i namazit (15) 21. Namazi tehexhxhud (30) 22. Namazet në xhamitë e Mekës dhe të Medines (4) 23. Veprimet e ndaluara gjatë namazit (7) 24. Sehvi sexhdeja (2) 25. Xhenazet (69) 26. Zekati (64) 27. Sadakaja e fitrit (3) 28. Haxhi (vizita në Mekë) (94) 29. Umreja (16) 30. Mahsari dhe ndëshkimi për gjahun (5) 31. Ndëshkimet e gjahut (për muhrimin) (18) 32. Vlerat dhe virtytet e Medines (17) 33. Agjërimi (53) 34. Falja e teravisë (6) 35. Itikafi (6) 36. Shitblerja dhe tregtia (65) 37. Selemi (3) 38. E drejta e parablerjes (2) 39. Dhënia me qira (6) 40. Havala (kalimi i borxhit) (4) 41. Përfaqësimi (ose autorizimi) (7) 42. Kultivimi i bujqësisë (17) 43. Ujitja (14) 44. Borxhet, bllokimi i pasurisë dhe i falimentimi (5) 45. Grindjet (4) 46. Sendet e gjetura (2) 47. Padrejtësia (18) 48. Pjesëmarrja në ortakëri (6) 49. Lënia peng në qytete (3) 50. Lirimi i skllevërve (11) 51. Dhuratat (24) 52. Dëshmitë (14) 53. Kushtëzimet (5) 54. Amanetet dhe porositë (10) 55. Xhihadi (144) 56. Fillimi i krijimit (51) 57. Ndodhitë e pejgamberëve (121) 58. Virtytet dhe meritat e sahabëve (79) 59. Betejat (113) 60. Tefsiri (94) 61. Vlerat dhe virtytet e kuranit (22) 62. Lidhjet martesore (45) 63. Shkurorëzimi (13) 64. Furnizimi dhe shpenzimi (2) 65. Ushqimet (23) 66. Akika (4) 67. Therrja dhe gjahu (13) 68. Kurbani (2) 69. Pijet (19) 70. Të sëmurit (13) 71. Mjekësia (22) 72. Veshjet (23) 73. Sjelljet e bukura (50) 74. Marrja e lejës (12) 75. Duatë (22) 76. Qetësimi i zemrës (46) 77. Kaderi (paracaktimi hyjnor) (5) 78. Beja dhe betimet (9) 79. Shlyerja e betimeve të paplotësuara (2) 80. Ligjet e trashëgimisë (6) 81. Ndëshkimet (7) 82. Dënimet (4) 83. Gjoba e gjakësit (5) 84. Pendimi (1) 85. Shpjegimi i ëndrrave (11) 86. Fitnet (12) 87. Gjykimet (11) 88. Dëshirat (2) 89. Kapja fort pas Kuranit dhe sunetit të Pejgamberit a.s. (8) 90. Teuhidi (11)
Kapitulli: 532. Detyrimi i dhënies së zekatit
›  702 Ibn Abbasi r.a. tregon se Pejgamberi a.s. dërgoi Muadhin r.a. në Jemen dhe i tha: "Ftoji njerëzit të dëshmojnë se nuk ka të adhuruar tjetër të merituar përveç Allahut dhe se unë jam i Dërguari i Allahut (Laa ilalic il- lAllali ve enne resnlullali). Në qoftë se të binden për këtë, atëherë bënu të qartë se Allahu u ka detyruar atyre faljen e namazit pesë herë në një ditë-natë. Dhe në qoftë se të binden edhe për këtë, atëherë njoftoju se Allahu u ka bërë detyrim atyre të paguajnë detyrimin nga pasuria e tyre138, e cila u merret të pasurve të tyre dhe u jepet të varfërve të tyre. (1395)
URL:
›  703 Ebu Ejjub r.a. tregon se një burrë i tha Pejgamberit a.s.: "Më trego mua një vepër të atillë e cila do të më bënte të hyj në Xhenet." Njerëzit thanë: "Ç'ka ai? Si është puna me të?" Pejgamberi a.s. tha: "Ai ka diçka për të pyetur (për një gjë për të cilën ai ka aq shumë nevojë) ... Të adhurosh Allahun Një e të Vetëm dhe të mos adhurosh tjetër përkrah me Të a në vend të Tij; të falësh me përpikmëri namazet e përcaktuara; të japësh zekatin dhe të mbash lidhje e të shkosh mirë me farefisin." (1396)
URL:
›  704 Ebu Hurejra r.a. tregon se një beduin erdhi te Pejgamberi a.s. dhe i tha: "Më trego një punë që, po ta përmbush atë, do të më bëjë të hyjë në Xhenet." Pejgamberi a.s. tha: "Të adhurosh Allahun Një e të Vetëm dhe të mos adhurosh tjetër me Të, a në vend të Tij; të falësh me përpikmëri namazet e përcaktuara; të japësh detyrimin e zekatit dhe të agjërosh muajin e Ramazanit." Beduini tha: "(Betohem) për Allahun, në Duart e të Cilit është shpirti im! Unë nuk do të shtoj asgjë mbi këto." Kur ai u largua, Pejgamberi a.s. tha: "Kushdo që don të shohë burrë nga banorët e Xhenetit le të shohë këtë!" (1397)
URL:
›  705 Ebu Hurejra r.a. tregon: "Kur vdiq i Dërguari i Allahut a.s. dhe Ebu Bekri r.a. u bë kalif pas tij, disa arabë u kthyen në fe mohues, (Ebu Bekri r.a. u shpalli luftë atyre). Umeri r.a. i tha Ebu Bekrit r.a.: "Si do t'i luftosh ata njerëz, ndërkohë që i Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: "Jam urdhëruar nga Allahu t'i luftoj njerëzit derisa të dëshmojnë 'laa. ilahc il-lAllah' (nuk ka të adhuruar tjetër të merituar përveç Allahut) dhe kush dëshmon këtë, atëherë ai e ka të mbrojtur prej meje jetën e tij dhe pasurinë e tij, përveç çfarë përmban e drejta e kësaj dëshmie (në qoftë se tejkalon ligjet Islame, do të ndëshkohet drejtësisht sipas ligjeve Islame), ndërsa llogaria e tij do të jetë tek Allahu,,?!,/ Ebu Bekri r.a. tha: "Për Allah! Do t'i luftoj ata të cilët bëjnë dallim ndërmjet Namazit dhe zekatit, sepse me të vërtetë që zekati është e drejta e merituar e detyrueshme mbi pasurinë (sipas Ligjeve të Allahut). Për Allah! Nëse nuk pranojnë të më japin edhe një kec të cilin ia jepnin të Dërguarit të Allahut a.s.,do t'i luftoja ata për mosdhënien e tij." Pastaj Umeri r.a. tha: "Për Allah! Nuk qe gjë tjetër, veçse Allahu vërtet ia hapi gjoskin Ebu Bekrit drejt vendimit të tij (për t'i luftuar) dhe e kuptova se ai vendim qe i drejtë dhe i vërtetë." (1399. 1400)
URL: