Kapitulli: 533. Gjynahu i atij që nuk jep zekatin
706.
Ebu Hurejra r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: "(Ditën e Kiametit) devetë do t'i shkojnë pronarit të tyre në formën më të mirë që ato kanë qenë (në dynja) dhe, në qoftë se ai nuk e ka dhënë zekatin e tyre (në dynja), atëherë ato do ta shtypin me këmbë; po kështu edhe dhentë do të shkojnë te pronari i tyre në formën më të mirë që ato kanë qenë (në dynja) dhe, në qoftë se ai nuk e ka paguar zekatin e tyre, atëherë ato do ta shtypin atë me thundrat e tyre dhe do ta dërrmojnë atë me brirët e tyre. Dhe nga të drejtat e tyre (përveç dhënies së zekatit për to) është edhe se ato duhet të milen duke u vënë ujë përpara. Dhe nuk dua, pra, që ndokush prej jush të më vijë Ditën e Kiametit i ngarkuar në qafë me delen që blegërin e të më thotë: 'O Muhamed! (Të lutem ndërhyj për mua)7, ndërsa unë do t'i them atij: 'Unë nuk mundem të të ndihmoj aspak, pasi unë ta shpalla Mesazhin e Allahut/ Po kështu, nuk dua që ndonjë nga ju të më vijë Ditën e Kiametit i ngarkuar në qafë me deve që hingëllin e të më thotë: 'O Muhamed! (Të lutem ndërmjetëso për mua)', ndërsa unë do t'i them atij: 'Nuk mundem të të ndihmoj aspak, pasi unë ta shpalla Mesazhin e Allahut'." (1402)
707.
Ebu Hurejra r.a. tregon se l Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: "Çdonjërit që Allahu i ka dhuruar pasuri, por nuk paguan zekatin për të, atëherë në Ditën e Ringjalljes pasuria e tij do t7i paraqitet si një gjarpër lakmues me kokë të helmuar e pa luspa me dy pika të zeza mbi sy (ose dy gjendra helmuese në gojë), që do t'i mbështillet për qafe e do ta godasë në faqe duke i thënë: 'Unë jam pasuria jote, unë jam thesari yt!,,/ Pastaj Pejgamberi a.s. këndoi ajetin Fisnik: "Ata që bëhen koprracë me të mirat që ua ka dhënë Allahu, kurrsesi të mos mendojnë se kështu është më mirë për ta! Jo, kjo është më keq për ata! Ajo që kanë grumbulluar do t'u ngarkohet atyre në qafë Ditën e Kiametit. E Allahut është trashëgimia e qiejve dhe e Tokës dhe Allahu e di mirë ç'punoni ju." (Kuran, 3: 180) (1403)
|