Kapitulli: 537. Kijeni frikë Zjarrin dhe ruani veten prej tij, qoftë edhe me një gjysmë kokrre hurme dhe çdo vogëlsi tjetër, të dhënë si lëmoshë
713.
Ebu Musa r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: "Do të vijë një kohë për njerëzimin kur dikush do të endet me flori (në dorë) për të dhënë zekatin duke mos gjetur askënd që t7ia pranojë; dhe një burrë i vetëm do të shihet t'i shkojnë pas dyzet gra, ndërsa ai vetëm të jetë kujdestari i tyre, për shkak të pakicës së burrave dhe shumicës së grave." (1414)
714.
Ebu Mesud Ensariu tregon r.a.: "Sa herë që i Dërguari i Allahut na urdhëronte të jepnim bamirësi, ne shkonim në treg dhe punonim si hamej për të fituar një dorë grurë (mudd - 600- 700 gr), të cilën, më pas, e jepnim si lëmoshë. (Ato ishin ditë të varfërisë), ndërsa sot disa prej nesh kanë njëqindmijë. (1416)
715.
Aishja r.a. tregon: "Një grua erdhi bashkë me dy vajzat e saja për të kërkuar diçka, por nuk gjeta asgjë në shtëpi, përveçse një kokërr hurmë. Ia dhashë kokrrën asaj dhe ajo e ndau atë mes dy vajzave, ndërsa për vete nuk hëngri asgjë. Pastaj ajo u ngrit dhe doli. Më pas erdhi Pejgamberi a.s. dhe unë ia tregova ndodhinë. Ai a.s. tha: "Kushdo që sprovohet nga këto dy vajza dhe ai sillet mirë me to, atëherë ato të dyja do të jenë mburojë për të nga Zjarri." (1418)
|