Kapitulli: 538. Cila bamirësi është më e mira?
716.
Ebu Hurejra r.a. tregon: "Një burrë shkon te Pejgamberi a.s. dhe i tha: "O i Dërguari i Allahut! Cila bamirësi e ka shpërblimin më të madh?" Ai (a.s.) tha: "Është ajo të cilën ti e jep kur je i shëndoshë, dorështrënguar, i frikësuar nga varfëria dhe i dëshiruar për pasuri. Mos e vono atë (dhënien e sadakasë) deri kur të të afrohet vdekja dhe pastaj të thuash: 'Jepim filanit kaq, e filanit aq'. Në të vërtetë, atyre u ka takuar kaq e aq (si trashëgimtarë të pasurisë tënde)." (1419)
|