Kapitulli: 539. (pa titull)
717.
Aishja r.a. tregon: "Disa nga gratë e Pejgamberit a.s. e pyetën atë: "Cila prej nesh do të jetë e para që do të të ndjekë ty (do të vdesë pas teje)?" Ai (a.s.) tha: "Ajo që e ka dorën më të gjatë." Kështu, ato filluan të masnin duart e tyre me një shkop dhe doli që Seuda e kishte dorën më të gjatë. (Kur Zejneb bint Xhahshi vdiq para të gjithave në Kalifatin e Umerit), atëherë ne e morëm vesh se dora e gjatë nënkuptonte bamirësinë, sepse ajo ishte e para prej nesh që shkoi pas Pejgamberit a.s. dhe e donte dhënien e sadakasë". (1420)
|