Kapitulli: 543. Vetëm të pasurve u këshillohet të japin sadaka
721.
Hakim Ibn Hizami r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: "Dora e sipërme (e cila jep sadaka) është më e mirë se dora e poshtme (e cila merr sadakanë). Ai që jep sadaka duhet të fillojë më parë me ata që ka nën kujdestari dhe lëmosha më e mirë është ajo gjë që jep pasaniku (nga paratë që i mbeten pasi heq shpenzimet). Kushdo që përmbahet që të mos u kërkojë të tjerëve ndihmë në para, Allahu do t'i japë atij dhe do ta ruajë atë që të mos u kërkojë të tjerëve; dhe kushdo që kënaqet me atë që i ka dhënë Allahu, Allahu do ta pasurojë atë dhe do ta bëjë të vetëmjaftueshëm.,/ (1427,1428)
722.
Ibn Umeri r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. foli nga minberi për sadakanë, për vetëpërmbajtjen dhe për të lypurit, duke thënë: "Dora e sipërme është më e mirë se dora e poshtme. Dora e sipërme është ajo që jep, kurse dora e poshtme është ajo që lyp." (1429)
|