Kapitulli: 546. Shërbëtori shpërblehet për dhënie lëmoshe kur e urdhëron pronari i pasurisë, përderisa ai nuk ka qëllim shkatërrimin (e pasurisë së padronit)
727.
Ebu Musa r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: "Një musliman i ndershëm dhe i besuar (kujdestar për ruajtjen e pasurisë) i cili i përmbush urdhërat e padronit dhe jep plotësisht çfarë është urdhëruar për të dhënë me zemër të pastër, si edhe duke i dhënë atij njeriu që qe urdhëruar, një person i tillë vlerësohet si njëri prej dy mirëbërësve." (1438)
|