Kapitulli: 549. Çdo musliman duhet të bëjë bamirësi dhe ai që nuk gjen gjë për të dhënë, duhet të bëjë çdo gjë që është e mirë
730.
Ebu Musa r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: "Çdo musliman duhet të japë sadaka." Njerëzit e pyetën: "O Pejgamberi i Allahut! Po në qoftë se dikush nuk ka asgjë për të dhënë, ç'duhet të bëjë?" Ai (a.s.) tha: "Të punojë me duart e tija dhe të përfitojë e t'i bëjë dobi vetes së vet si dhe të japë në bamirësi (nga ajo që fiton)." Përsëri e pyetën: "Po nëse nuk e bën dot as këtë?" Ai (a.s.) tha: " Ai duhet të ndihmojë nevojtarët që kërkojnë ndihmë." Përsëri e pyetën: "Po nëse nuk e bën dot as këtë?" Ai (a.s.) tha: "Të punojë gjithçka që është e mirë dhe të rrijë larg çdo të keqeje, sepse të gjitha këto do t'i vlerësohen si vepra bamirësie." (1445)
|