Kapitulli: 55. Të udhëtosh për të kërkuar përgjigje për një çështje të paqartë e të pasigurt dhe t'ia mësosh atë çështje familjes
77.
Abdullah Ibn Ebu Muleika r.a. tregon: "Ukba Ibn Harithi r.a. thotë se ai ishte martuar me të bijën e Ebu Ihab Ibn Azizit. Më vonë i vjen një grua dhe i thotë: 'Unë i kam dhënë gji Ukbas dhe gruas me të cilën ai është martuar.' Kështu, Ukba i thotë asaj: 'As unë nuk e kam ditur se ti më ke dhënë gji mua dhe as ti nuk më ke treguar.' Pas kësaj ai mori kafshën e tij dhe u nis për të takuar të Dërguarin e Allahut a.s. në Medine. Ai e pyeti, ndërsa i Dërguari i Allahut a.s. i tha: 'Si (mund ta mbash atë për grua) kur tashmë është thënë (qartë se ajo është motra jote e qumështit)?' Atëherë Ukba e ndau atë dhe ajo u martua me një burrë tjetër." (88)
|