Kapitulli: 551. Zekati jepet në natyrë (sipas mallit) dhe jo në vlerë (para)
732.
Enesi r.a. tregon: "Ebu Bekri më shkroi për atë që Allahu ka urdhëruar të bëjë i Dërguari i Tij a.s. në lidhje me atë person që duhet të jepte zekat një deve të vogël një vjeçare, por që ky njeri nuk ka deve të tillë, por ka një dyvjeçare. (Ai shkruante se) ajo mund t'i pranohet si zekat, por mbledhësi i zekatit duhet t'i kthejë këtij pronari njëzet dërhemë (para argjendi, me peshë rreth 64 gr.) ose dy dele; dhe në qoftë se paguesi i zekatit nuk ka deve të vogël njëvjeçare, por ka një të vogël dyvjeçar (mashkull), atëherë ky do t7i pranohet atij si zekat, por atij nuk i kthehet gjë." (1448)
|