Kapitulli: 555. Ai që detyrohet të japë një deve njëvjeçare për zekat, por që nuk ka të tillë
736.
Enesi r.a. tregon se Ebu Bekri r.a. i shkroi atij për detyrimin që Allahu i ka caktuar të Dërguarit të Tij për zekatin (dhe midis të tjerash në të përmendej edhe kjo): "Kush detyrohet të japë për zekat një deve katërvjeçare, por nëse ai nuk ka të tillë në tufën e tij, ndërsa ka një trivjeçare, atëherë atij do t'i pranohet kjo deve trivjeçare, bashkë me dy dele, në qoftë se ka, ose njëzet dërhemë. Kush detyrohet të japë për zekat një deve trivjeçare dhe nuk e ka një të tillë, por ka një katërvjeçare, atëherë atij i pranohet ajo dhe mbledhësi i zekatit duhet t'i kthejë atij njëzet dirhemë ose dy dele. Kush detyrohet të japë për zekat një deve trivjeçare dhe nuk ka tillë, por ka një dyvjeçare, atëherë atij i pranohet ajo bashkë me dy dele ose njëzet dirhemë; dhe kush detyrohet të japë për zekat një deve dyvjeçare (ndërsa nuk ka të tillë), por ka një trivjeçare, atëherë atij i pranohet ajo, ndërsa mbledhësi i zekatit duhet t'i kthejë atij njëzet dirhemë ose dy dele. Kush detyrohet të japë për zekat një deve dyvjeçare dhe nuk ka të tillë, por ka një deve njëvjeçare, atëherë atij i pranohet ajo bashkë me njëzet dirhemë ose dy dele shtesë/' (1453)
|