Kapitulli: 558. Nuk duhet të merret për zekat më e mira nga pasuria e njerëzve
739.
Ibn Abbas r.a. tregon: "Kur i Dërguari i Allahut a.s. çoi Muadhin r.a. në Jemen e porositi atë (për rrugën që duhet të ndjekë për të ftuar në Islam): "Po shkon te një popull nga ithtarët e Librave të Parë (çifutë dhe kristianë). Gjëja e parë për të cilën do t'i ftosh njerëzit, është të adhurojnë vetëm Allahun (hadithi nr. 1395)... (dhe në fund shton): Pejgamberi a.s. tha: "Ruaju që të mos marrësh për zekat më të mirën nga pasuria e njerëzve." (1458)
|