1. Fillimi i frymëzimit hyjnor (7) 2. Besimi (46) 3. Dituria (56) 4. Avdesi (75) 5. Gusli (18) 6. Menstruacionet (20) 7. Tejemumi (5) 8. Falja e namazit (84) 9. Sutra e atij që fal namaz (13) 10. Koha e faljes së namazeve (45) 11. Ezani (55) 12. Përshkrimi i namazit (67) 13. Xhumaja (32) 14. Namazi i frikës (3) 15. Dy bajramet (12) 16. Vitri (8) 17. Namazi për shi (14) 18. Eklipset (8) 19. Sexhdet në Kuran (6) 20. Shkurtimi i namazit (15) 21. Namazi tehexhxhud (30) 22. Namazet në xhamitë e Mekës dhe të Medines (4) 23. Veprimet e ndaluara gjatë namazit (7) 24. Sehvi sexhdeja (2) 25. Xhenazet (69) 26. Zekati (64) 27. Sadakaja e fitrit (3) 28. Haxhi (vizita në Mekë) (94) 29. Umreja (16) 30. Mahsari dhe ndëshkimi për gjahun (5) 31. Ndëshkimet e gjahut (për muhrimin) (18) 32. Vlerat dhe virtytet e Medines (17) 33. Agjërimi (53) 34. Falja e teravisë (6) 35. Itikafi (6) 36. Shitblerja dhe tregtia (65) 37. Selemi (3) 38. E drejta e parablerjes (2) 39. Dhënia me qira (6) 40. Havala (kalimi i borxhit) (4) 41. Përfaqësimi (ose autorizimi) (7) 42. Kultivimi i bujqësisë (17) 43. Ujitja (14) 44. Borxhet, bllokimi i pasurisë dhe i falimentimi (5) 45. Grindjet (4) 46. Sendet e gjetura (2) 47. Padrejtësia (18) 48. Pjesëmarrja në ortakëri (6) 49. Lënia peng në qytete (3) 50. Lirimi i skllevërve (11) 51. Dhuratat (24) 52. Dëshmitë (14) 53. Kushtëzimet (5) 54. Amanetet dhe porositë (10) 55. Xhihadi (144) 56. Fillimi i krijimit (51) 57. Ndodhitë e pejgamberëve (121) 58. Virtytet dhe meritat e sahabëve (79) 59. Betejat (113) 60. Tefsiri (94) 61. Vlerat dhe virtytet e kuranit (22) 62. Lidhjet martesore (45) 63. Shkurorëzimi (13) 64. Furnizimi dhe shpenzimi (2) 65. Ushqimet (23) 66. Akika (4) 67. Therrja dhe gjahu (13) 68. Kurbani (2) 69. Pijet (19) 70. Të sëmurit (13) 71. Mjekësia (22) 72. Veshjet (23) 73. Sjelljet e bukura (50) 74. Marrja e lejës (12) 75. Duatë (22) 76. Qetësimi i zemrës (46) 77. Kaderi (paracaktimi hyjnor) (5) 78. Beja dhe betimet (9) 79. Shlyerja e betimeve të paplotësuara (2) 80. Ligjet e trashëgimisë (6) 81. Ndëshkimet (7) 82. Dënimet (4) 83. Gjoba e gjakësit (5) 84. Pendimi (1) 85. Shpjegimi i ëndrrave (11) 86. Fitnet (12) 87. Gjykimet (11) 88. Dëshirat (2) 89. Kapja fort pas Kuranit dhe sunetit të Pejgamberit a.s. (8) 90. Teuhidi (11)
Kapitulli: 559. Dhënia e zekatit të afërmve
›  740 Is'hak Ibn Abdullah tregon: "E dëgjova Enesin të thotë: "Ebu Talha kishte më shumë se gjithë cjisarët e Medines pasuri me pemtore hurmash dhe kopshti më i dashur për të ishte Bejruha, i cili ndodhej përballë Xhamisë së Pejgamberit a.s.. I Dërguari i Allahut a.s. shpesh shkonte aty dhe pinte nga uji i tij mjaft i mirë. Kur Allahu i Madhëruar zbriti ajetin fisnik: "Nuk keni për ta arritur përkushtimin e vërtetë, derisa të ndani (lëmoshë) nga ajo (pasuri) që e doni...,/ (Kuran, 3:92) Ebu Talha i thotë të Dërguarit të Allahut a.s.: "O i Dërguari i Allahut! Allahu i Lartësuar me Lavdi, më Madhështori thotë: "Nuk keni për ta arritur përkushtimin e vërtetë, derisa të ndani (lëmoshë) nga ajo (pasuri) që e doni..." (Kuran, 3:92); dhe padyshim që kopshti Bejruha është gjëja më e dashur nga pasuria ime, kështu që unë dua ta jap atë sadaka për hir të Allahut. Mirësinë e shpërblimin për të, e pres nga Allahu. O i Dërguari i Allahut! Shpenzoje atë atje ku Allahu të bën që ti ta mendosh më me vlerë!" Nga kjo i Dërguari i Allahut tha: "Të lumtë! Kjo është pasuri e vlefshme. E kam dëgjuar çfarë ke thënë (o Ebu Talha) dhe unë mendoj që t'ua japësh atë të afërmve të tu." Ebu Talha tha: "Kështu do të bëj, o i Dërguari i Allahut!" Pastaj ai e ndau atë ndërmjet të afërmve të tij dhe kushërinjve." (1461)
URL:
›  741 Ebu Said Hudriu r.a. tregon hadithin nr. 531, kur i Dërguari i Allahut a.s. doli në namazgja ditën e Bajramit. Në këtë tregim ai shton: Pastaj ai (a.s.) u largua. Kur arriti në shtëpi, erdhi Zejnebi, bashkëshortja e Ibn Mesudit, dhe kërkoi leje për të hyrë. I thanë: "O i Dërguari i Allahut! Është Zejnebi." Ai pyeti: "Cila Zejneb?" I thanë se është bashkëshortja e Ibn Mesudit. Ai tha: "Po, lejojeni të hyjë." Kështu, ajo u lejua të hyjë brenda, pastaj tha: "O Pejgamber i Allahut! Ti sot i urdhërove njerëzit të japin bamirësi. Kështu, edhe unë kisha zbukurimet e mia dhe desha t'i jap për lëmoshë, por Ibn Mesudi më tha se ai dhe fëmijët e tij i meritojnë ato më shumë se kushdo tjetër." Pejgamberi a.s. tha: "Ibn Mesudi ka thënë të vërtetën. Burri yt dhe fëmijët e tu kanë më tepër të drejtë për to, se çdokush tjetër." (1462)
URL: