Kapitulli: 56. Vendosja e detyrës për të mësuar me radhë dituri (fetare)
78.
Umeri r.a. tregon: "Unë dhe fqinji im prej Ensarëve nga fisi Beni Umejeh Ibn Zejd, që banonte në Avnli (rrethina) të Medines, shkonim për të vizituar me radhë të Dërguarin e Allahut a.s.: një ditë shkonte ai, një ditë shkoja unë. Kështu, kur shkoja unë, sillja njoftimet e asaj dite për Shpalljen Hyjnore dhe për gjëra të tjera dhe, kur shkonte ai, bënte të njëjtën gjë. Një ditë, miku im ensar, që kishte radhën e tij, e kreu vizitën dhe (pasi u kthye) i ra fort derës sime, duke pyetur nëse isha aty. Unë u tmerrova dhe dola jashtë tek ai. Ai tha: 'Sot ka ndodhur një ngjarje e madhe.' Pastaj unë shkova tek Hafsaja (e bija e Umerit dhe bashkëshorte e Pejgamberit a.s.), të cilën e gjeta duke qarë. E pyeta: "A mos ju ka ndarë i Dërguari i Allahut a.s.?" Ajo u përgjigj: 'Nuk e di.' Pastaj shkova tek Pejgamberi a.s. dhe, duke qëndruar në këmbë, i thashë: 'A i ke ndarë gratë e tua?' Ai tha: 'Jo!' Atëherë thashë: 'AUnlui Ekbcr - (Allahu është më i Madhi)!" (89)
|