1. Fillimi i frymëzimit hyjnor (7) 2. Besimi (46) 3. Dituria (56) 4. Avdesi (75) 5. Gusli (18) 6. Menstruacionet (20) 7. Tejemumi (5) 8. Falja e namazit (84) 9. Sutra e atij që fal namaz (13) 10. Koha e faljes së namazeve (45) 11. Ezani (55) 12. Përshkrimi i namazit (67) 13. Xhumaja (32) 14. Namazi i frikës (3) 15. Dy bajramet (12) 16. Vitri (8) 17. Namazi për shi (14) 18. Eklipset (8) 19. Sexhdet në Kuran (6) 20. Shkurtimi i namazit (15) 21. Namazi tehexhxhud (30) 22. Namazet në xhamitë e Mekës dhe të Medines (4) 23. Veprimet e ndaluara gjatë namazit (7) 24. Sehvi sexhdeja (2) 25. Xhenazet (69) 26. Zekati (64) 27. Sadakaja e fitrit (3) 28. Haxhi (vizita në Mekë) (94) 29. Umreja (16) 30. Mahsari dhe ndëshkimi për gjahun (5) 31. Ndëshkimet e gjahut (për muhrimin) (18) 32. Vlerat dhe virtytet e Medines (17) 33. Agjërimi (53) 34. Falja e teravisë (6) 35. Itikafi (6) 36. Shitblerja dhe tregtia (65) 37. Selemi (3) 38. E drejta e parablerjes (2) 39. Dhënia me qira (6) 40. Havala (kalimi i borxhit) (4) 41. Përfaqësimi (ose autorizimi) (7) 42. Kultivimi i bujqësisë (17) 43. Ujitja (14) 44. Borxhet, bllokimi i pasurisë dhe i falimentimi (5) 45. Grindjet (4) 46. Sendet e gjetura (2) 47. Padrejtësia (18) 48. Pjesëmarrja në ortakëri (6) 49. Lënia peng në qytete (3) 50. Lirimi i skllevërve (11) 51. Dhuratat (24) 52. Dëshmitë (14) 53. Kushtëzimet (5) 54. Amanetet dhe porositë (10) 55. Xhihadi (144) 56. Fillimi i krijimit (51) 57. Ndodhitë e pejgamberëve (121) 58. Virtytet dhe meritat e sahabëve (79) 59. Betejat (113) 60. Tefsiri (94) 61. Vlerat dhe virtytet e kuranit (22) 62. Lidhjet martesore (45) 63. Shkurorëzimi (13) 64. Furnizimi dhe shpenzimi (2) 65. Ushqimet (23) 66. Akika (4) 67. Therrja dhe gjahu (13) 68. Kurbani (2) 69. Pijet (19) 70. Të sëmurit (13) 71. Mjekësia (22) 72. Veshjet (23) 73. Sjelljet e bukura (50) 74. Marrja e lejës (12) 75. Duatë (22) 76. Qetësimi i zemrës (46) 77. Kaderi (paracaktimi hyjnor) (5) 78. Beja dhe betimet (9) 79. Shlyerja e betimeve të paplotësuara (2) 80. Ligjet e trashëgimisë (6) 81. Ndëshkimet (7) 82. Dënimet (4) 83. Gjoba e gjakësit (5) 84. Pendimi (1) 85. Shpjegimi i ëndrrave (11) 86. Fitnet (12) 87. Gjykimet (11) 88. Dëshirat (2) 89. Kapja fort pas Kuranit dhe sunetit të Pejgamberit a.s. (8) 90. Teuhidi (11)
Kapitulli: 561. Dhënia e lëmoshës jetimëve
›  743 Ebu Said Hudrij r.a. tregon: "Një herë Pejgamberi a.s. u ul në minber, ndërsa ne u ulëm rreth tij. Pastaj tha: "Nga gjërat që kam frikë më shumë se do t'ju bien ju, është kënaqësia dhe shkëlqimi i botës me bukuritë e saj që do t'ju hapen përpara." Dikush tha: "O i Dërguari i Allahut! A mundet që e mira të sjellë të keqen?" Pejgamberi a.s. mbeti i heshtur për pak kohë. I thanë atij që foli: "Si është puna me ty? Ti po flet me Pejgamberin a.s., ndërsa ai nuk po të flet." Ndërkohë vumë re se Pejgamberit a.s. po i zbriste Frymëzimi Hyjnor. Pastaj ai a.s. fshiu djersën dhe tha: "Ku është pyetësi?" U duk sikur Pejgamberi a.s. e vlerësoi pyetjen e tij dhe tha: "E mira asnjëherë nuk sjell të keqen. Me të vërtetë, ky rast është si bima që rritet në brigjet e një uji të rrjedhshëm e cila, ose e vret, ose e sëmur kafshën (që e ha atë), përveç rastit kur kafsha ha e ngopet me gjelbërim dhe i kthehet diellit, pastaj nxjerr bajgat dhe urinën dhe fillon të kullosë përsëri. Nuk ka dyshim se kjo pasuri është e gjelbër dhe e ëmbël. Lum për pasurinë e muslimanit prej së cilës ai u jep të varfërve, jetimëve dhe udhëtarëve në nevojë (ose siç tha Pejgamberi diçka të ngjashme me këtë)!" Dhe, me të vërtetë, kushdo që e merr atë në mënyrë të paligjshme, do të jetë si ai që ha, por që kurrë nuk kënaqet e nuk ngopet, ndërsa pasuria e tij do të jetë dëshmitare kundër tij Ditën e Ringjalljes." (1465)
URL: