Kapitulli: 564. Heqja dorë nga të lypurit
747.
Ebu Said Hudrij r.a. tregon se disa ensarë i kërkuan diçka të Dërguarit të Allahut a.s. dhe ai ua dha. Ata përsëri i kërkuan diçka dhe ai përsëri u dha atyre. Ata i kërkuan atij për herë të tretë dhe ai përsëri u dha, derisa atij i mbaroi gjithçka që kishte dhe u tha: "Po të kisha më gjë për të dhënë, nuk do t'ua mbaja pa ua dhënë. Kushdo që ruhet që të mos u kërkojë të tjerëve, Allahu do ta bëjë atë të kënaqur; dhe kushdo që përpiqet të mjaftohet me atë që i ka dhënë Allahu, Allahu do ta bëjë atë të vetë- mjaftueshëm; e kushdo që tregohet i du- ruar, Allahu do ta bëjë atë të durue shëm; nuk mund t'i jepet kujt dhuratë më e mirë dhe më e madhe sesa sabriM9" (1469)
748.
Ebu Hurejra r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: "(Betohem) për Atë, në Duart e të Cilit është jeta ime! Është më mirë që çdo njëri prej jush të marrë një litar, të presë dru (në pyll), t'i mbajë ato në shpinë dhe t'i shesë (për të fituar jetesën), sesa t'i shkojë e t'i kërkojë ndokujt diçka, ndërsa ai mund t'i japë ose jo." (1470)
749.
Zubejri r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: "Për këdo prej jush është më mirë që të marrë një litar, (të presë) dhe të sjellë një krah dru (nga pylli) në shtëpi dhe t'i shesë, e kështu Allahu t'ia ruajë fytyrën (nga Zjarri), sesa t7u kërkojë njerëzve që mund t'i japin gjë osejo." (1471)
750.
Hakim Ibn Hizam r.a. tregon: "Njëherë i kërkova diçka të Dërguarit të Allahut a.s. dhe ai më dha. I kërkova së dyti dhe ai përsëri më dha; i kërkova së treti dhe ai sërish më dha, pastaj më tha: "O Hakim! Kjo pasuri është si një frut i freskët i ëmbël: kushdo që e merr atë pa lakmi, ai do të bekohet në të, ndërsa kushdo që e merr atë me makutësi, ai nuk bekohet në të; një njeri i tillë është ai njeri që ka, por që nuk ngopet e nuk kënaqet kurrë. Dora e sipërme (që jep) është më e mirë se dora e poshtme (që merr)." Pastaj i thashë të Dërguarit të Allahut a.s.: "(Betohem) për Atë i Cili të ka dërguar ty me të Vërtetën! Unë kurrë nuk do të pranoj më gjë prej askujt, derisa të ndahem nga kjo botë." Më vonë Ebu Bekri r.a. (në kalifatin e tij) e thirri Hakimin që t'i jepte atij pjesën që i takonte nga plaçka e luftës (si gjithë shokëve të tjerë të Pejgamberit a.s.), por ai nuk pranoi të merrte asgjë. Kështu e thirri edhe Umeri r.a. (gjatë kalifatit të tij) për të marrë hisen që i takonte, por ai nuk pranoi. Atëherë, Umeri r.a. tha: "O muslimanë! Ju kam dëshmitarë se unë ia ofrova atij pjesën që i takonte nga kjo plaçkë lufte, por ai nuk pranoi që ta merrte atë." Kësisoj, Hakimi, pas (betimit që i bëri) Pejgamberit a.s., kurrë nuk mori asgjë prej kurrkujt derisa vdiq. (1472)
|