Kapitulli: 566. Kush u kërkon njerëzve për ta shtuar pasurinë
752.
Ibn Umeri r.a. se tregon Pejgamberi a.s. ka thënë: "Ka një lloj njeriu, i cili vazhdon të kërkojë prej njerëzve derisa në Ditën e Ringjalljes do të vijë pa mish në fytyrë." Dhe shtoi: "Ditën e Kiametit dielli do të ulet afër (njerëzve) aq sa djersa do të mbërrijë deri (në kokë) në mes të veshëve dhe, duke qenë në këtë gjendje, ata do t7i luten për ndihmë Ademit a.s., pastaj Musait a.s. dhe pastaj Muhamedit a.s." (1474)
|