1. Fillimi i frymëzimit hyjnor (7) 2. Besimi (46) 3. Dituria (56) 4. Avdesi (75) 5. Gusli (18) 6. Menstruacionet (20) 7. Tejemumi (5) 8. Falja e namazit (84) 9. Sutra e atij që fal namaz (13) 10. Koha e faljes së namazeve (45) 11. Ezani (55) 12. Përshkrimi i namazit (67) 13. Xhumaja (32) 14. Namazi i frikës (3) 15. Dy bajramet (12) 16. Vitri (8) 17. Namazi për shi (14) 18. Eklipset (8) 19. Sexhdet në Kuran (6) 20. Shkurtimi i namazit (15) 21. Namazi tehexhxhud (30) 22. Namazet në xhamitë e Mekës dhe të Medines (4) 23. Veprimet e ndaluara gjatë namazit (7) 24. Sehvi sexhdeja (2) 25. Xhenazet (69) 26. Zekati (64) 27. Sadakaja e fitrit (3) 28. Haxhi (vizita në Mekë) (94) 29. Umreja (16) 30. Mahsari dhe ndëshkimi për gjahun (5) 31. Ndëshkimet e gjahut (për muhrimin) (18) 32. Vlerat dhe virtytet e Medines (17) 33. Agjërimi (53) 34. Falja e teravisë (6) 35. Itikafi (6) 36. Shitblerja dhe tregtia (65) 37. Selemi (3) 38. E drejta e parablerjes (2) 39. Dhënia me qira (6) 40. Havala (kalimi i borxhit) (4) 41. Përfaqësimi (ose autorizimi) (7) 42. Kultivimi i bujqësisë (17) 43. Ujitja (14) 44. Borxhet, bllokimi i pasurisë dhe i falimentimi (5) 45. Grindjet (4) 46. Sendet e gjetura (2) 47. Padrejtësia (18) 48. Pjesëmarrja në ortakëri (6) 49. Lënia peng në qytete (3) 50. Lirimi i skllevërve (11) 51. Dhuratat (24) 52. Dëshmitë (14) 53. Kushtëzimet (5) 54. Amanetet dhe porositë (10) 55. Xhihadi (144) 56. Fillimi i krijimit (51) 57. Ndodhitë e pejgamberëve (121) 58. Virtytet dhe meritat e sahabëve (79) 59. Betejat (113) 60. Tefsiri (94) 61. Vlerat dhe virtytet e kuranit (22) 62. Lidhjet martesore (45) 63. Shkurorëzimi (13) 64. Furnizimi dhe shpenzimi (2) 65. Ushqimet (23) 66. Akika (4) 67. Therrja dhe gjahu (13) 68. Kurbani (2) 69. Pijet (19) 70. Të sëmurit (13) 71. Mjekësia (22) 72. Veshjet (23) 73. Sjelljet e bukura (50) 74. Marrja e lejës (12) 75. Duatë (22) 76. Qetësimi i zemrës (46) 77. Kaderi (paracaktimi hyjnor) (5) 78. Beja dhe betimet (9) 79. Shlyerja e betimeve të paplotësuara (2) 80. Ligjet e trashëgimisë (6) 81. Ndëshkimet (7) 82. Dënimet (4) 83. Gjoba e gjakësit (5) 84. Pendimi (1) 85. Shpjegimi i ëndrrave (11) 86. Fitnet (12) 87. Gjykimet (11) 88. Dëshirat (2) 89. Kapja fort pas Kuranit dhe sunetit të Pejgamberit a.s. (8) 90. Teuhidi (11)
Kapitulli: 576. (A merret zekat) për çfarë nxirret nga deti?
›  762 Ebu Hurejra r.a. tregon se Pejgamberi a.s. u ka rrëfyer këtë tregim: "Dikush nga Beni Israilët i kërkoi borxh një tjetri po nga Beni Israilët një mijë dinarë dhe i dyti (huadhënësi) ia dha atij. Borxhliu udhëtoi (matanë detit) por, (kur erdhi koha për të kthyer borxhin) ai nuk gjeti anije, kështu që ai mori një dru, e gërryu, pastaj i futi një mijë dinarët në të dhe e hodhi në det. Huadhënësi doli dhe, kur gjeti këtë dru, e mori në shtëpi për ta djegur. Kur e sharroi drurin, ai gjeti në të paratë e veta." (1498)
Hadithi i plotë:
Tregon Ebu Hurejra r.a. se Pejgamberi a.s. ka treguar: Dikush nga Beni Israilët i kërkoi një njeriu tjetër po nga Beni Israilët t'i jepte hua një mijë dinarë. I dyti (huadhënësi) kërkoi dëshmitarë. I pari (huamarrësi) iu përgjigj: 'Allahu është më se i mjaftueshëm si Dëshmitar'. I dyti i tha: 'Mirë e ke', dhe i dha atij paratë me një afat. Borxhliu kaloi detin. Kur mbaroi punën, kërkoi për një kalimtar që të mund të arrinte në kohë për të paguar borxhin, por nuk mundi të gjejë kënd.
Kështu, ai mori një dru dhe bëri një vrimë në të, futi një mijë dinarët, si dhe një letër për huadhënësin, pastaj e mbylli mirë vrimën. E mori drurin dhe e hodhi në det duke thënë: 'O Allah! Ti e di mirë se unë mora borxh një mijë dinarë nga filani. Ai më kërkoi siguri, por unë i thashë atij se garancia e Allahut ishte më se e mjaftueshme dhe ai e pranoi garancinë Tënde. Ai më kërkoi edhe dëshmitarë. Unë i thashë atij se Allahu është më se i mjaftueshëm si Dëshmitar dhe ai të pranoi Ty si Dëshmitar. Vërtet që unë u mundova shumë të gjeja një kalimtar për t7i çuar atij paratë, por nuk munda, kështu që po t'i dorëzoj Ty këto para'. Me këto fjalë ai e hodhi drurin në det, priti derisa u zhduk thellë në të dhe pastaj u largua. Ndërkohë ai filloi të kërkojë përsëri për ndonjë kalimtar që do të arrinte në vendin e huadhënësit të tij. Një ditë prej ditësh, huadhënësi doli nga shtëpia të shihte nëse kishte mbërritur ndonjë anije që do t'i sillte atij paratë, kur krejt papritur pa një dru (ku në të ishin paratë e tij) që e mori dhe e çoi në shtëpi për ta djegur. Kur e çau gjeti në të paratë e tij dhe një letër. Shpejt pas kësaj, borxhliu erdhi duke i sjellë atij një mijë dinarët duke i thënë: Tër Allah! U mundova shumë të gjeja një anije që të mund të t'i sillja paratë, por nuk munda të gjej tjetër veçse këtë me të cilën udhëtova këtë herë. Huadhënësi pyeti: 'A më ke dërguar gjë mua? Borxhliu iu përgjigj: 'Të thashë se nuk munda të gjej anije tjetër, veçse këtë me të cilën erdha tani'. Huadhënësi i tha: 'Allahu ka dorëzuar për ty paratë që t'i i dërgove në dru, kështu që tani mbaji një mijë dinarët dhe shko i udhëzuar në Udhën e Drejtë'." (2169)
URL: