Kapitulli: 578. Fjala e Allahut të Lartësuar: "Zekati është ... dhe për ata që janë punësuar për vjeljen e të ardhurave (të zekatit)." (Kuran, 9:60) (Mbledhësit e zekatit paguhen zyrtarisht), ndërsa imami duhet të ndjekë dhe të kontrollojë punën e tyre
764.
Ebu Humejd Saidi r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. caktoi një burrë të quajtur Ibn Lutebijjah nga fisi Esd për të mbledhur zekatin e fisit Beni Sulejm. Kur ai u kthye, Pejgamberi a.s. kontrolloi llogarinë me të. (1500)
|