Kapitulli: 58. Përsëritja e fjalës tri herë në mënyrë që të mund të kuptohet nga të tjerët
82.
Enesi r.a. tregon se Pejgamberi a.s., kur thoshte një fjalë (fliste për diçka), e kishte zakon ta përsëriste atë tri herë, derisa njerëzit të mund ta kuptonin mirë prej tij. Edhe kur shkonte për të vizituar njerëzit, kërkonte leje (trokiste në derë) tri herë për të hyrë, duke e shoqëruar me përshëndetje (po tri herë). (95)
|